Konsulli i Nderit të Kosovës në Japoni vizitoi Mitrovicën, Bahtiri e çoi te fabrika e kërpudhave

16 Shkurt 2017 - 17:03      

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, kanë pritur Konsullin e Nderit të Kosovës në Japoni, Isao Iijima, i cili njëherësh është edhe Këshilltar Special i kryeministrit japonez Shinzō Abe, me të cilin kanë vizituar Fabrikën e Kërpudhave në Gushafc, ku e kanë zhvilluar bisedën dhe ku nga menaxheri i fabrikës, Valdrin Lluka, janë njoftuar për ecuritë aktuale në fabrikë.

Siapas njoftimit zyrtar të Komunës së Mitrovicës, fillimisht kryetari Bahtiri në pika të shkurtra e ka njoftuar mysafirin nga Japonia për situatën aktuale në komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë për përpjekjet që po bëhen për zhvillimin ekonomik të komunës.

“Në vazhdim menaxheri i Fabrikës së Kërpudhave, Valdrin Lluka e ka njoftuar Isao Iijima me punën që po bëhet në fabrikë dhe planet për zgjerimin e saj. Ai ka thënë se në fabrikë është instaluar teknologjia më bashkëkohore (pjesa dërrmuese e së cilës vjen nga Japonia), prodhimi i kërpudhave ka filluar mbarë dhe se i tërë prodhimi plasohet pa problem në tregun perëndimor”, thuhet në njoftimin Komunës.

“Lluka po ashtu i ka thënë z. Isao Iijima, se janë në zhvillim e sipër punimet për zgjerimin e kapacitetit prodhues dhe ët gamës së prodhimit të kërpudhave, gjë që do të mundësoj edhe punësime të tjera”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas të njëjtës, Konsulli i Nderit i Kosovës në Japoni dhe këshilltari i Kryeministrit Japonez, z. Isao Iijima, tha se ndjehet mirë që po sheh një fabrikë të tillë në Kosovë dhe prodhimet që dalin nga ajo.
“Ky është një tregim i suksesshëm dhe un jam i bindur se sukseset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, citohet të ketë thënë ai.

Gjatë bisedës kryetari Bahtiri dhe z. Isao Iijima u dakorduan për një vizitë të kryetari Bahtiri në Japoni, ku do të takohet me personalitete më të larta të Qeverisë së Japonisë. Kryetari Bahtiri dhe z. Isao Iijima këmbyen dhurata, ndërsa që edhe menaxheri i fabrikës, Lluka i ndau dhuratë mysafirit nga Japonia.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...