AAK e Lipjanit zyrtarizon prishjen e koalicionit me LDK-në

16 Shkurt 2017 - 12:31      

Dega e AAK-së në Lipjan ka bërë të ditur se më nuk është në koalicion me LDK-në në këtë komunë.

Në një komunikatë për media dega e AAK-së sqaron edhe arsyet e tërheqjes nga koalicioni komunal që kishte lidhur me partinë që kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013.

Komunikata për media e degës së AAK-së:

Pas situatës së krijuar me rastin e pushimit të aktivitetit politik në AAK të dy drejtorëve Ilir Tasholli dhe Avni Olluri, dhe pas konsultave të vazhdueshme me strukturat e saja, AAK në Lipjan ndërmori këta hapa:

Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan dërgoi kërkesë me shkrim te Kryetari i Komunës Imri Ahmeti për shkarkimin e dy drejtorëve të lartcekur, meqenëse ata nuk përfaqësojnë më AAK-në në këto pozita të cilat i kanë fituar falë besimit që ua ka dhënë AAK -ja.
Kërkesa nuk është pranuar si e tillë, pra nuk është pranuar të shkarkohen dy drejtorët edhe pse këto drejtori me marrëveshjen e koalicionit AAK-LDK-LDD të vitit 2013 i kanë takuar AAK-së.
Si rrjedhojë e kësaj, Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan njëzëri mori vendim:
Meqenëse LDK nuk përfill marrëveshjen e lidhur të koalicionit për bashkëqeverisje lokale të vitit 2013 dhe shkelë në mënyrë substanciale detyrimet e saj karshi partnerëve qeverisës në ekzekutivin e Lipjanit, konsiderojmë se nuk është e mundur vazhdimi i këtij bashkëpunimi. Si rezultat i këtyre veprimeve tërhiqemi nga pozicionet tona të deritanishme në këtë ekzekutiv.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...