Ferizaj harton rregullore për vendosjen e përmendoreve

15 Shkurt 2017 - 17:40      

Komuna e Ferizajt ka mbajtur një debat publik me qytetar për propozim rregulloren për vendosjen e përmendoreve, të mërkurën. Kryesuesi i KK-së Faruk Guri, ka thënë se deri tashti kjo rregullore i ka munguar Ferizajt.

“Në kuadër të ligjit kemi respektuar procedurat dhe i kemi ftuar qytetarë që të japin kontributin e vet me propozimet e veta, që ta begatojnë edhe më shumë këtë rregullore në mënyrë që të jetë sa më funksionale. Është një rregullore e cila edhe më parë i është nevojitur komunës sonë, në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa më profesionale që të bëhet edhe vendosja e shtatoreve, busteve dhe pllakave përkujtimore sepse në deshëm, ose nuk deshëm ta pranojmë, deri tash nuk është bërë ashtu siç duhet vendosja e tyre”, ka thënë kryesuesi Guri.

Ndërkaq iniciatori për hartimin e kësaj rregulloreje, njëherësh shef i grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Gazmend Bytyqi, ka thënë se kjo rregullore do të dalë për miratim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji. Ai më tej në mënyrë të detajuar ka dhënat shpjegimet se çka përmban rregullorja për "Procedurat, kriteret e vendosjes dhe mirëmbajtjes së përmendoreve, busteve, simboleve, monumenteve dhe pllakave përkujtimore në komunën e Ferizajt".

Edhe qytetarët kanë dhënë kontributin e tyre për plotësimin e kësaj rregulloreje duke sugjeruar komunën që të veprohet në bazë të ligjeve dhe udhëzimeve administrative për vendosjen e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...