Komuna thërret deçanasit të përfitojnë nga falja e borxheve

15 Shkurt 2017 - 16:26      

Komuna e Deçanit të mërkurën u ka bërë thirrje publike qytetarëve të vet që të përfitojnë nga Ligji i ndryshuar dhe plotësuar për Faljen e Borxheve Publike, i cili ka rifilluar zbatimin e procedurave për faljen e borxhit të tatimit në pronë, në afatin e ri deri në muajin shtator të këtij viti, njofton Koha Ditore.

Komuna i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfitojnë nga falja e borxheve, duke i kontaktuar zyrtarët në zyrën e tatimit në objektin e komunës së Deçanit. Qytetarët do kenë mundësinë që të njoftohen hollësisht për të gjitha procedurat e nënshkrimit të kontratave për faljen e borxheve.

Sipas zyrtarit në Drejtorinë e Financave, Agron Demukaj, qytetarët deçanas i kanë borxh komunës rreth 1 milion e 100 mijë euro tatime në pronë të papaguara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...