Sa dhe si i shtuan pagat e veta shefat e ujësjellësit “Prishtina” [video]

15 Shkurt 2017 - 19:19      

Punëtorët e Kompanisë Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’ ka shumë kohë që për fundvit shpërblehen me nga 100 euro, raporton KTV. Por këtë vit, ata i morën nga 300 euro.

Për dallim nga punëtorët, kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdullahu, auditori i brendshëm, Gjelosh Gojani, zyrtari financiar, Sokol Duraku, dhe sekretari Salih Gjonbalaj, këtë shumë prej 300 eurosh tash e tutje e marrin si rritje page.

Kryeshefit Abdullahu, nga 1 mijë 805 euro, i është rritur paga në 2 mijë e 105 euro. Kështu të paktën shihet edhe në listën e pagave.
Rritje nuk i është bërë vetëm drejtorit teknik, Sokol Xhafa.
Kjo u bë me vendim të bordit menaxhues të kësaj kompanie, të marrë më 29 dhjetor. Këto rritje i arsyeton ndërkaq drejtori i bordit të drejtorëve të kësaj kompanie, Ilir Rexhepi, duke thënë se kjo rritje është e përkohshme.

Rritja e pagave është kundërshtuar nga Selatin Retkoceri, ish-punëtor i kësaj kompanie, i cili ka thënë se kompania është në kohë krize.

Ndërkohë, kjo rritje e pagave është bërë pa konsultim me Autoritetin Rregullator për Shërbime të Ujit, të cilët kanë thënë se nuk janë në dijeni dhe as nuk janë konsultuar për iniciativa të tilla.
As kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdullahu, e as anëtarët e tjerë të menaxhmentit, nuk kanë pranuar të prononcohen para kamerës.


Si dhe sa i shtuan pagat e veta shefat e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...