Ahmeti i pakënaqur me punimet në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë

14 Shkurt 2017 - 14:07      

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një takim që ka pasur me kryetarin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, Idriz Gjikolin, është shprehur i pakënaqur me punët në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë.

Kryetari Ahmeti gjatë takimit ka thënë se janë shpenzuar shumë para dhe kohë për restaurimin e kësaj xhamie, mirëpo xhamia ende ka mbetur në gjendje jofunksionale me punime të pakryera.

Pas vizitës së përbashkët të kryetarit dhe imamëve në këtë xhami, dhe krahasimit të punimeve që janë bërë në Xhaminë e Jashar Pashës, kryetari Ahmeti tha se është e papranueshme që kjo xhami, 640 vjet e vjetër, e që përveç funksionit fetar do të mund të ishte edhe pikë turistike e Prishtinës, të lihet në kësi gjendje.

Ai premtoi se Komuna e Prishtinës do të përkujdeset që Xhamia e Çarshisë të restaurohet dhe të ketë kujdesin e duhur si xhamia më e vjetër e qytetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...