Foto: Koha

Kryetari i Prishtinës reagon ndaj shkarkimit të drejtorit të “Trafikut Urban” në Prishtinë

13 Shkurt 2017 - 12:19      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban” në kryeqytet, i cili ka hequr drejtorin aktual të kësaj ndërmarrjeje dhe në vend të tij ka emëruar përkohësisht një tjetër.

Në postimin e tij, kryetari Ahmeti ka ftuar qytetarët të mbrojë “pronën tonë”, transmeton Koha.net.


Postimi i Ahmetit në Facebook:

Kur e kemi marrë mandatin Trafikun Urban e kemi gjet me 7 autobusa dhe me punëtorë që nuk kishin marr paga 20 muaj. Autobus të ri Prishtina nuk ka ble 30 vjet.

E kthyem në ndërmarrje normale që paguan paga me drejtorin që kishim gjetur aty. Negociuam kredinë dhe kemi blerë 51 autobusë. Kemi përfituar 700 mije euro grante nga Berzhi per ta këndellur kompaninë dhe për ta bërë planin e mobilitetit për Prishtinën.

Hijenat e PDK dhe LDK në Prishtinë paskan caktuar një bord jolegjitim i cili paska shkarkuar drejtorin në përpjekje për ta sabotuar edhe më tutje trafikun urban.

Jo! Nuk do ta lejojmë. Ftoj të gjithë qytetarët në mbrojtje të pronës tonë. Stop hajnive e korrupcionit, Prishtina është e qytetarëve.


Bordi i Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” në Prishtinë njofton për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafës, dhe ka emëruar ushtruesin e përkohshëm të kësaj detyre, Hafir Hamitin, transmeton Koha.net. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...