Foto: KOHA

Ende asnjë hap për shpëtimin e Pallatit të Rinisë, qeveria nuk i përgjigjet komunës [video]

11 Shkurt 2017 - 23:00      

Dhjetë muaj pas vënies në likuidim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ende nuk është bërë asnjë hap për shpëtimin e Pallatit të Rinisë.

Një muaj pas vënies në likuidim, Kuvendi Komunal i Prishtinës, më 18 maj 2016, kishte autorizuar ekzekutivin për fillimin e negociatave me qeverinë, për kthimin e Pallatit të Rinisë në Ndërmarrje Publike Lokale, raporton “038” i KTV-së.

Në komunë thonë se qeveria nuk u është përgjigjur shkresave të Shpend Ahmetit për këtë çështje.

Zyra e kryeministrit nuk i ka kthyer përgjigje as Kohavisionit.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit thonë se përkundër vënies në likuidim, bordi i saj është zotuar se nuk do të zvogëlojë numrin e punëtorëve, e as nuk do të shesë asetet e ndërmarrjes.

Ndërsa shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet tjera për kthimin e Ndërmarrjes Shoqërore “Pallati i Rinisë” në Ndërmarrje Publike.

Statusi i Pallatit të Rinisë duhet të rregullohet përmes Kuvendit të Kosovës me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Por, ende nuk dihet as nëse kjo ndërmarrje është ose jo pjesë e draft-ligjit për Prishtinën.

Kohavisioni për dy ditë ka provuar të kontaktojë edhe me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, për të mësuar nëse Pallati i Rinisë është pjesë e draft-ligjit për kryeqytetin, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...