Ka diçka shumë solemne kur nis një shfaqje teatrale

12 Shkurt 2017 - 08:34      

Doruntina Basha u lind në Prishtinë. Studioi dramaturgjinë në Prishtinë dhe përfundoi studimet master në humanistikë në St. Andrews (Skoci), Bergamo (Itali) dhe Perpignan (Francë).

Drama e saj “Gishti” (2011) fitoi çmimet: “Drama më e mirë bashkëkohore e angazhuar” (2011) në konkursin rajonal për dramë të organizuar nga fondi Heartefact (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë), “Drama më e mirë bashkëkohore nga Ballkani” (2013) në Festivalin Ndërkombëtar të teatrit ‘MESS” në Sarajevë, dhe “Drama më e mirë kombëtare” (2016) në festivalin Flaka e Janarit në Gjilan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dramat e saj janë inskenuar në Kosovë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Austri dhe Itali, dhe janë përkthyer në frëngjisht, anglisht, italisht, gjermanisht, serbisht dhe turqisht. Shkruan edhe për TV dhe film. Jeton në Prishtinë.

Basha është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Teatrin e kam vizituar rregullisht si fëmijë për shkak se tezja ime është aktore dhe shpesh më ka marrë me vete në prova, në takime me kolegë e në shfaqje.

Nuk e kam idenë se si i perceptoja aso kohe këto gjëra, por e mbaj në mend se sa herë shihja ndonjë shfaqje kaplohesha nga një ndjenjë e përzier e adhurimit dhe frikës për aktorët që dilnin në skenë dhe bënin atë që bënin. Kur u rrita, për vete zgjodha të rrija në prapaskenë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...