[Te Linda] Rizoto me salmon të tymosur [video]

17 Janar 2015 - 18:11      

Përbërësit: 200 gr. oriz; 500 ml. lëng perimesh (ose ujë); 10 gr. gjalpë; 20 ml. vaj ulliri; 1 qepë (mesatare); 3 thelpinj hudhër; 5-6 gjethe sherbele; 50 gr. djath parmezan; Kripë, piper; 100 gr. salmon i tymosur

Përgatitja:
Fillimisht, shkojmë me skuqjen e qepës. Vendosim vaj ulliri në tigan dhe copëtojmë qepën. Pas kësaj, vendosim qepën për skuqje në tigan. Shtypim dhe hudhrat dhe i vendosim pak me qepën.

Shtojmë nga pak verë të bardhë. E mbulojmë pak tiganin, në mënyrë që të zbutet.

Pasi të zbutet qepa, largojmë hudhrën dhe shtojmë orizin, të cilin e skuqim bashkë me qepë.

Shtojmë lëngun e perimeve, përziejmë masën. E gjithë zierja shkon duke shtuar nga pak lëng.

Kur e vërejmë që rizoto është pothuajse në fund, shtojmë erëzat. Fillimisht, shtojmë pak selino të thatë, pak piper e kripë dhe një kockë gjalpë. Përziejmë masën.

Salmonin e premë imtë.

Pasi zihet orizi, e largojmë në një skaj dhe i shtojmë salmonin. Në fund, shtojmë edhe erëzat sherbele dhe djathin. Përziejmë masën.
Për dekorim, përdorim salmon, me të cilin mund të krijojmë forma të ndryshme, kurse në mes vendosim një gjethe bazili.

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...