Foto: Ilustrim

U gjendet arma të cilën e ekspozuan në rrjete sociale

15 Shkurt 2017 - 14:18      

Në orët e paradites së sotme, Policia në Vushtrri ka realizuar një urdhërkontroll në një shtëpi, me ç’rast ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në shtëpinë e të dyshuarve M. XH. 36 vjeçar dhe Xh. Xh. 48 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, ku ditë më parë të dyshuarit kishin ekspozuar armën në rrjete sociale.

“Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të shtëpisë ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë, pushkë gjuetie, për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje përkatëse për armë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...