Zbulohet anija spiune ruse vetëm 30 milje larg bazës së nëndetëseve të SHBA

16 Shkurt 2017 - 14:38      

Një anije spiune ruse është zbuluar vetëm 30 milje larg bregut të një baze detare të nëndetëseve në Connecticut të Shteteve të Bashkuara.

Fox News raporton më herët se “SSV-175 Viktor Leonov” është zbuluar më parë edhe 70 milje larg bregut të Delaware ditën e martë.

Ndërsa anija ndodhej në ujërat ndërkombëtare, një zyrtar amerikan ka thënë se anija që përmban dhe armatime, është e aftë të interceptojë komunikime dhe tingujt, transmeton tch.

“Ne jemi të vetëdijshëm për praninë e anijes. Anija nuk ka hyrë në ujërat territoriale. Ne e respektojmë lirinë e lundrimit nga të gjitha kombet përtej ujërave territoriale të një shteti në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha nënkolonele Valerie Henderson, një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...