Helmi i tarantulës si ilaç i fuqishëm kundër dhimbjes

10 Shkurt 2017 - 21:16      

Studiuesit në Australi e kanë identifikuar një peptid në helmin e tarantulës së gjelbër peruane i cili mund të funksionojë si ilaç kundër dhimbjes, i cili krijon më pak varësi se ilaçet e zakonshme kundër dhimbjes, sipas një studimi të ri.

Përveç zbulimit të peptidit, hulumtuesit kanë raportuar për një rol të ri të cilin membrana qelizore mund ta luajë në efikasitetin e ilaçeve në receptorët e dhimbjes, gjë që mund t’u ndihmojë studimeve të tjera lidhur me potencialin e ndaljes së dhimbjes të substancave të tjera.

Qëllimi, thanë studiuesit, është të gjenden ilaçe kundër dhimbjes me më pak efekte anësore dhe cilësi të varësisë të cilat mund ta kontrollojnë dhimbjen, si dhe ose më të mira se mundësitë aktuale, transmeton Koha.net.

Zbulimi është raportuar si pjesë e prezantimit në takimin vjetor të Shoqatës Biofizike, ku studiuesit i treguan përdorimet e mundshme mjekësore për ProTx-II, një toksinë peptide që gjendet në helmin e tarantulës peruane të gjelbër të kadifenjtë.

Hulumtuesit në Yale e identifikuan helmin e tarantulës si një ilaç të mundshëm kundër dhimbjes në vitin 2014, pas shqyrtimit të helmeve të më shumë se 100 merimangave të cilat mund ta ndalojnë aktivitetin në neuronet që e ndjejnë dhimbjen.

Duke u bazuar në këtë, hulumtuesit në Universitetin e Queensland deshën të kuptojnë se si e ndalon toksina aktivitetin në neurone, potencialisht duke e zbutur dhimbjen, në mënyrë që ta shndërrojë helmin në një trajtim të përdorshëm.

Duke e studiuar strukturën e molekulës ProTX-II, studiuesit e kërkuan peptid-receptorin preciz në të cilin ajo lidhet në sipërfaqe të qelizave dhe rolin e membranës qelizore që i mundëson ta bëjë këtë.

"Grupi ynë është i interesuar në veçanti që ta kuptojë mënyrën e veprimit të kësaj toksine për të marrë informacione që mund të na orientojnë në hartimin dhe optimizimin e terapisë së re kundër dhimbjes," tha Sónia Henriques, zyrtare e lartë shkencore në Universitetin e Queensland, në një deklaratë për shtyp.

Për këtë studim, të publikuar nga Shoqata Biofizike përpara konferencës, studiuesit e përdorën spektroskopinë e rezonancës magnetike nukleare për ta ilustruar strukturën e peptideve. Ata gjithashtu përdorën rezonancë të sipërfaqes së plazmonit, simulime fluoreshente dhe molekulare për t’i vizualizuar ndërveprimet ndërmjet peptideve dhe membranës qelizore nervore.

Studiuesit zbuluan se ProTx-II e frenon NaV 1.7, një receptor ky i rëndësishëm i dhimbjes i vendosur në membranën qelizore.

"Rezultatet tona tregojnë se membrana qelizore e luan një rol të rëndësishëm në aftësinë e ProTx-II për ta frenuar receptorin e dhimbjes", tha Henriques.

"Në veçanti, membranat qelizore nervore i tërheqin peptidet e neuroneve, e rrisin përqendrimin e tij afër receptorëve për dhimbje, dhe e bllokojnë peptidin në orientimin e duhur për ta maksimizuar ndërveprimin e tij me objektivin."

Hulumtimet e ardhshme, të bazuara në të kuptuarit se si funksionon molekula, do të fokusohen në dizajnimin e një toksine të tërhequr më shumë drejt lidhjes me membranën qelizore, me më pak efekte anësore apo cilësi të varësisë se shumica e ilaçeve të zakonshme kundër dhimbjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...