Nëntë mjetet që secili duhet t'i mbajë në veturë [foto]

12 Shkurt 2017 - 11:26      

Kur jeni në rrugë, jeni jashtë vendit dhe bota mund të bëhet e rrezikshme kur më së paku e prisni - veçanërisht nëse frenat e veturës suaj prishen ose kanë ndonjë defekt.

Pra, çfarë mund të bëni në lidhje me to? Me siguri nuk jeni ndonjë mjeshtër mekanik.

Fatmirësisht, nuk duhet të jeni mekanik për t'i dhënë vetes një shans më të mirë për të arritur në shtëpi apo në ndonjë dyqan më të afërt i cili shet kuti të vogla me mjete dhe pajisje elementare - dhe në rast të ndonjë aksidenti apo emergjence tjetër, do të rrisni shanset për të mbijetuar.

Lexoni edhe: Minibusi i veçantë për mjeshtërit [foto]

Kjo listë e shkurtër, të cilën do ta shfaqim në vijim, përmban disa nga gjërat më funksionale për të cilat mund të keni nevojë dhe të cilat kërkojnë njohuri minimale mekanike për t'i përdorur, shkruan Motor Authority, transmeton Koha.net. Mund ta ngarkoni veturën tuaj me dhjetëra mjete apo pajisje të tjera, natyrisht, por gjithashtu ndoshta do të bënit më mirë nëse i mbani këto nëntë mjete jo shumë të shtrenjta gjatë gjithë kohës.

1. Çekiçi për emergjencë ose ndonjë pajisje tjetër për thyerjen/prerjen e dritares/rripit të sigurisë

2. Set kaçavidash dhe çelësash

3. Ngjitës

4. Litar për tërheqje

5. Kabllot për përcjelljen e energjisë

6. Thikë

7. Pajisje për fryrjen e gomave

8. Pajisje për matjen e presionit të gomave

9. Llambë elektrike

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...